Fisnik Ramadanaj është futbollisti i ri i Lirisë, për edicionin 2015/2016. Pas Florim Berbatovcit (erdhi nga Prishtina, e që debutoi me Drenicën), Ramadanaj është futbollisti tjetër që lë Prishtinën, për Lirinë.
‘Edhe më herët kam qenë pjesë e Lirisë. Me zyrtarët prizrenas jam marrë vesh për periudhën 6 mujore, me mundësi vazhdimi. Pres që tash të dëshmohem dhe të shpaguaj besimin’, ka thënë Ramadanaj, i kënaqur me arritjen e marrëveshjes.
Ndërkaq, drejtori Ergjan Dana, tha :’që nga sot Fisniku është lojtar yni. Ai, ka kryer gjithë testet mjekësore dhe licencimet në FFK, dhe ështëi gatshëm t’i vihet shtabit teknik në dispozicion.Presim shumë nga ai që të dëshmojë vlerat, bazuar edhe në përvojën e marrë në disa klube’.