13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Gashi e quan sukses historik të Kosovës medaljen në Lojërat Olimpike për të Rinj

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e ka cilësuar sukses historik për Kosovën medaljen e bronztë të Erza Muminoviqit në Lojërat Olimpike për të Rinj.

Gashi është shprehur i kënaqur me përfaqësimin e Kosovës dhe në një takim me disa prej përfaqësuesve, që morën pjesë në këto lojëra në Buenos Aires të Argjentinës, ka thënë se do të ketë angazhim për ngritjen e mëtejme të cilësisë së sportit.

Ai ka premtuar se MKRS-ja do të rrisë përkrahjen për sportistët dhe do të rrisë buxhetin edhe më shumë për sportin në përgjithësi.

“Komiteti Olimpik i Kosovës dhe sportistët pjesëmarrës nëpër lojërat olimpike do ta kenë përkrahjen e plotë të ministrisë. Buxheti për vitin 2019 për sportin do të rritet edhe 6 milionë euro të tjera nga sa ka qenë këtë vit”, është shprehur ndër të tjera Gashi.

Duke i quajtur ambasadorët më të mirë të vendit, Gashi ka thënë se sportistët duhet të angazhohen maksimalisht për të përfaqësuar sa më denjësisht Kosovën.

Në anën tjetër, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka shprehur kënaqësinë për rritjen e buxhetit duke thënë se kjo ndikon në rritjen e cilësisë së sportit.

Lojërat e ardhshme Olimpike për të rinj, mbahen për herë të parë në kontinentin e Afrikës, konkretisht në Dakar të Senegalit, të cilëve iu dorëzua organizimi për vitin 2022.

Më Shumë

Presidentja Osmani përkujton 46 anëtarët e familjes Berisha që u masakruan 25 vjet më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 46 anëtarët e familjes Berisha të cilët u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre në Suharekë,...

Rikthehet Superliga, vëmendja tek Malisheva–Drita

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, këtë vikend rikthehet Superliga me xhiron e 27-të. Këtë javë na presin dy ndeshje shumë interesante....

Dhimbja

Lajmet e Fundit