16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gashi thotë se mbështetja financiare për sportistët s’do të ndalet

Në vazhdën e mbështetjes financiare për sportin dhe sportistët, sot në kabinetin e ministrit Kujtim Gashi, mes MKRS-së dhe Komitetit Paraolimpik të Kosovës është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Në komunikatën e dërguar nga kjo ministri, sipas këtij memorandumi, Komiteti Paraolimpik i Kosovës, për realizimin e objektivave të tij për vitin buxhetor 2018 mbështetet financiarisht me 25 mijë euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetarja e Komitetit Paraolimpik të Kosovës, Njomza Emini, u shprehën të kënaqur për nënshkrimin e këtij memorandumi.

Gashi tha se “mbështetja financiare për sportin dhe sportistët në vend dhe bashkëpunimi për mundësimin dhe lehtësimin e zhvillimit të aktiviteteve sportive nga ana e MKRS-së nuk do të ndalet”. Ai po ashtu tha se “me nënshkrimin e këtyre memorandumeve dhe mbështetjes financiare për sportin dhe sportistët po realizohen politikat tona programore për sportin”.

Më Shumë

65 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

65 aksidente trafiku janë raportuar në polici brenda 24 orëve. 18 nga to me të lënduar, ndërsa 47 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...

Moti sot, temperaturat deri në 23 gardë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Kështu bën të ditur Meteo Kosova. Sipas njoftimit të MK-së, do të fryjë erë...

Lajmet e Fundit