5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Granit Xhaka flet për herë të parë për ndeshjen me Serbinë, zbulon se çfarë mendoi kur e mësoi shortin

Është një nga futbollistët shqiptar më të mirë në botë.

Bëhet fjalë për Granit Xhakën, i cili njihet si lojtari më luftarak në Premierligë.

Granit Xhaka pas paraqitjeve fantastike me Arsenalin, është shëndrruar një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Arsene Wenger.

 Besimin e Wengerit, Granit Xhaka po e shpërblen me paraqitjet e mira dhe me eurogolat që po shënon nga jashtëzona.

Granit Xhaka në një intervistë për Ekskluzive për ‘Gazeta Blic’ ka folur për të ardhmen e tij, momentet më të mira në karrierë, kundërshtarët më të vështirë, përballjen me Serbinë dhe jo vetëm.

Për më shumë ndiqni intervistën tonë me Granit Xhakën:

GazetaBlic: Cili është momenti më i mirë në karrierën tënde?

Granit Xhaka: Nuk mundem me cek ndonjë nga momentet më të mira, sepse ka shumë momente të mira.

GazetaBlic: Goli i preferuar në karrierën tënde?

Granit Xhaka: Goi i preferuar i imi është ndoshta ai kundër Liverpoolit, sepse ishte me rëndësi për ndeshjen tonë.

GazetaBlic: A keni pasur oferta në afatin kalimtar të janarit?

Granit Xhaka: Jo nuk pasur ndonjë ofertë.

GazetaBlic: Kur e kuptove që jeni ne grup me Serbinë në kampionatin botëror, çfarë mendove në atë moment?

Granit Xhaka: Nuk kam menduar asgjë. Mendova vetëm të mundohem ta jap maximumin kundër Brazilit, Serbisë dhe Costa Ricas.

GazetaBlic: A takohesh me Xherdan Shaqirin ndonjëherë në Londër?

Granit Xhaka: Po jemi takuar me Xherdanin në Londër.

GazetaBlic: Cilin nga lojtarët e Arsenalit e ke shokun më të mirë?

Granit Xhaka: Të gjithë i kam shokë dhe i respektoj dhe më respektojnë, por natyrisht me këta të cilët flasin gjermanisht apo shqip si Shkodran Mustafi qëndrojmë më shumë së bashku.

GazetaBlic: Cili është lojtari më i fortë me të cilin je përballur ndonjëherë? Po ekipi?

Granit Xhaka: Lojtarë ka shumë shumë të mirë, për ekip është ai i Bayern München.

GazetaBlic: Cili është lojtari më gazmor në ekip? Po më seriozi?

Granit Xhaka: Danny Welbeck është lojtari më gazmor, më serioz është Laurent Koscileny.

GazetaBlic: Çfarë mendimi keni për Përfaqësuesen e Kosovës, a do të arrijë suksese në arenën ndërkombëtare?

Granit Xhaka: I kam shikuar disa ndeshje të Kombëtares së Kosovës, mendoj se në të ardhmen mundet me qenë një kombëtare e fortë.

GazetaBlic: Ronaldo apo Messi? Cili mendon se është futbollisti me i mirë në botë?

Granit Xhaka: Nuk mundem t’i ndajë, të dy janë futbollistët më të mirë në botë

Më Shumë

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Lajmet e Fundit