14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Guardiola dyshon që Neymar shkon te Reali

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, nuk beson që Real Madrid do të arrinte ta transferonte Neymarin gjatë këtij afati kalimtar veror.

Përfaqësuesi i Barcelonës u largua nga Barcelona këtë gusht për të nënshkruar me Paris Saint-Germain në një marrëveshje 222 milionë eurosh.

Sidoqoftë, ai është lidhur vazhdimisht me një transferim te Real Madridi, por Guardiola nuk mendon se kjo do të ndodhë – së paku jo sivjet.

“Madrid? Po, e kam parë atë, por nuk e di, nuk e di”, ka thënë ai pas pjesëmarrjes në një turne golfi, Costa Brava Legends Trophy.

“E di që nuk është lehtë ta lësh PSG-në. Ta lësh PSG-në nuk do të jetë lehtë sepse PSG është PSG, por në futboll e dimë që gjithçka është e mundur”.

“A do të nënshkruajë me Manchester City-n? Nuk do të shkoj në PSG, dhe ai nuk vjen në Manchester”.

Më Shumë

Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar sot në 25-vjetorin e masakrës nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël,...

Albin Kurti sot i mbush 49 vjet

Sot është një ditë tejet e veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai sot e feston ditëlindjen e 49-të. Kurti ka lindur më 24 mars...

Lajmet e Fundit