Çfarë fillimi dhe mbarimi! Askush nuk e priste të ndodhte kaq shpejt. Deontay Wilder e ka nokautuar Dominic Breazealen që në raundin e parë.

Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda e ka mbrojtur titullin e tij duke e përfunduar brenda dy minutash përballjen me sfiduesin e detyrueshëm.

Deontay Wilder e nokautoi Dominic Breazeale që në raundin e parë (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Të gjithë e njohin goditjen e fuqishme të kampionit të pamposhtur, ndërsa tash më së miri e di Dominic Breazeale.

Festa e Deontay Wilder pasi e mbrojti titullin (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Ky triumf është edhe një paralajmërim për Anthony Joshuan, të cilit iu deshën shtatë raunde për të fituar ndaj Breazeale, derisa Wilder e mposhti për dy minuta.

Embedded video

SHOWTIME Boxing

?@ShowtimeBoxing

ARE YOU NOT ENTERTAINED.@BronzeBomber banks a Round 1 KO against @TroubleBoxing.

4,339 people are talking about this

Raundi 1

Wilder e nisi furishëm që nga fillimi duke e sulmuar kundërshtarin, i cili u desh të mbrohej dhe të priste shpëtimin nga gongu. Mirëpo, kampioni vendosi t’i jepte fund ende pa filluar mirë duke e nokautuar kundërshtarin brenda dy minutash.

Embedded video

SBR Sports Picks@SBRSportsPicks

WBC heavyweight champ Deontay Wilder (-1000) earns his 20th 1st-round KO and 40th overall by demolishing Dominic Breazeale…

57 people are talking about this

/Telegrafi/