7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Isco: Nuk do t’i flas më Ronaldos

Bashkëlojtari i Cristiano Ronaldo-s te Real Madridi, Isco, është mahitur se nuk do t’i flasë më Topit të Artë pas tregolëshit që ai e realizoi ndaj kombëtares së tij në Kupën e Botës.

Spanja dhe Portugalia barazuan me rezultat 3:3 ditë më parë në kuadër të grupit B, dhe ishte goli i portugezit në fund të takimit që ia mohoi tri pikë ish-kampionit të botës.

“Në fund të ditës kjo është Kupa e Botës, dhe niveli i garimit është i egër, askush nuk do ta japë dhuratë një lojë”, ka thënë Isco.

“Duhet të mbetemi me besim ndaj stilit tonë, dhe llojiy të lojës që e kemi luajtur deri tash e që na ka sjellë sukses”.

“Ishte mëkat që barazuam në ndeshjen tonë hapëse, që pranuam gol krejt në fund sepse ishim duke luajtur mirë”.

“Mos më flisni për Cristiano-n”, ka thënë Isco me shaka dhe duke qeshur.

“Nuk do t’i flas më pas asaj që e bëri atë ditë”, vazhdoi ai me mahinë e tij.

Më Shumë

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Lajmet e Fundit