13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Ish ylli i Real Madrid, vendos profesionin e radhës !

Njëri prej lojtarëve më të mirë në historinë e skuadrës së Real Madrid, Raul Gonzalez, pasi ishte pensionuar nga futbolli aktiv, nuk e dinte se çfarë roli do të kishte në të ardhmen e tij dhe pak kush e dinte se cilat ishin planet e tij pasi hoqi këpucët e futbollit.

Megjithatë, ai në vitin 2017 u kthye tek ish-skuadra e tij dhe që nga atëherë, Raul ka kaluar mjaft kohë duke e studiuar funksionimin e akademisë së të rinjve tek “Los Blancos”, e poashtu kishte marrë pjesë edhe në disa stërvitje dhe kohë pas kohe kishte udhëtuar edhe me ekipin e parë.

Madje, Raul edhe derisa luante në pak para përfundimit të karrierës na Qatar, ai kalonte shumë kohë duke shikuar ndeshje të ndryshme dhe duke analizuar taktikat e lojës, për t’u përgatitur drejt rrugëtimit të radhës që ai do të ndërmerrte.

Pritet që Raul do të marrë licencën e tij të trajnerit gjatë muajit prill , në kursin elitar të radhës nga Federata e Futbollit të Spanjës. Përndryshe, ky kurs ose program është për ish-lojtarët spanjoll, të cilët kanë kaluar dhjetë vite apo më shumë në rangun më të lartë të futbollit spanjoll, në La Liga dhe dëshirojnë të licencohen si trajner.

Më pas, Raul pritet se do të marrë drejtimin e ekipit të rinjve B të Real Madrid, duke e zëvendësuar Alvaro Benito, i cili do të promovohet një nivel më lartë, duke e trajnuar ekipin e të rinjve A.

Normalisht që Raul në një të ardhme, shpreson se do të marrë ndoshta edhe detyrën e trajnerit të skuadrës së parë të Real Madrid, duke e zëvendësuar francezin Zinedine Zidane

Më Shumë

Osmani: Më 24 mars të ’99-ës aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar aleancën veri-atlantike, NATO-n dhe ushtarët e saj për kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën. Sot në...

Marku rikthehet në ring me një super përballje më 31 mars

Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit