8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Klasikja që pret bota

Dëshirë për hakmarrje. E kanë gjermanët, por edhe italianët.

Klasikja europiane Gjermani-Itali, e denjë për çdo finale prestigjoze, këtë herë zbret në fushë dy prej skuadrave më të lavdishme të futbollit botëror në Çerekfinalen e Euro 2016.Italia ka shkaktuar shumë zhgënjime në radhët e kundërshtarëve gjatë historisë së futbollit, prandaj në Bordeaux kryqezohen fatet e një lufte të gjatë sportive mes dy kombeve.

Tensioni është në ajër.

Ffillimisht “Bild”, me një titull provokues, shpalosi 7 arsyet pse skuadra e Low duhet ta kalojë Italinë, ndërsa Corriere u kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë.

Italia ka treguar përherë se logjika, llogaritë dhe emrat e përveçëm nuk vlejnë kur përballë ka rivalët e përjetshëm, sepse për italianët nuk ka fitore më të madhe se ajo ndaj gjermanëve. Kështu ka ndodhr që prej vitit të largët 1970, me ndeshjen e shekullit, e për të vazhduar më pas me finalen e vitit 1982, gjysmëfinalen e 2006 dhe gjysmëfinalen e 2012. Për të kaltërit ka qenë përherë kështu, edhe pse janë matur përherë me një skuadër më të fortë, më të organizuar dhe ndoshta më të pasur.

Gjithsesi rekordet janë bërë për t’u thyer dhe këtë herë ndoshta historia ndryshon disi. Si rrallëherë, Gjermania ka gjetur ekuilibër në mbrojtje dhe kjo është siguria nga niset Joachim Low.

Në krahun tjetër, Antonio Conte ka një mal me telashe dhe shumë enigma për të zgjidhur. Skuadra e tij praktikisht ka ngelur pa regjisor. De Rossi dhe Thiago Motta nuk do të zbresin në fushë dhe Sturaro mund të jetë vendimi më logjik. Një tjetër mungesë e rëndësishme është edhe Antonio Candreva.

Ndërsa në kampin gjerman, situata është ndryshe, sepse 23 nga 23 janë në dispozicion të trajnerit. Kampionët e botës vijnë në këtë sfidë me të pjekur se dy vjet më parë kur shkatërruan Brazilin 7-1 dhe kanë në dispozicion një as më shumë, Julian Draxler. Tani Gjermania e Low duket më latine në aspektin e organizimit pasi ka ndjekur rrugën që ka përshkuar përherë Italia, atë të futbollit të matur. Reflekse dhe teknikë, ky ishte projekti i ndërtuar nga Federata Gjermane pas Europianit të dështuar të vitit 2004 dhe tashmë ka në dispozicion një Kombëtare të talentuar, e cila ka përmbushur misionin revolucion.

Filozofitë janë afruar ndjeshëm sepse si rrallëherë kjo çerekfinale i ka mësuar gjermanët se jo përherë muskujt mund të ngrenë pesha të rënda.

Itali-Gjermani do të jetë mbi të gjitha një duel botëror shahu Karpov-Fisher. Boateng-Hummels përballë Bonuccit dhe Chiellinit janë siguritë e dy trajnerëve, ndërsa në mesfushë klasi gjerman me Ozil dhe Kroos eklipson të kaltërit që gjithsesi një diferencë të vogël në sulm për atë që kanë treguar në europian, e kanë. Pelle dhe Eder kanë shpaguar besimin e Contes dhe për Muller e Gotze që nuk kanë gjetur ende rrugën e golit, ky është një duel i gjithi për t’u fituar. Klasikja e futbollit europian do të mbajë frymën e botës të shtunën në orën 21:00 sepse Itali-Gjermani është sfida e përjetshme e futbollit pasionant.

Më Shumë

Kurti vazhdon ta mbajë banesën 67 metërshe, deklaron 1.551 euro në bankë e kredinë deri në 2052-në

  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kreu i qeverisë ka deklaruar se pasuri të...

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Lajmet e Fundit