10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kosova pa kapiten në misionin për të shmangur humbjen e thellë

Edhe sikur Kosova të luajë me përbërjen më të fortë dhe lojtarët të jenë në formë optimale, Lituania vlerësohet favorite absolute karshi saj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë pa kapitenin dhe liderin Dardan Berisha, gjasat e Kosovës për fitore janë fare të vogla apo thuajse nuk ekzistojnë. Dhe fundori Berisha do të mungojë të hënën (sonte) nga ora 18:30, kur Lituania në Klaipeda e pret Kosovën në ndeshjen e katërt në kuadër të raundit të parë të eliminatoreve për botërorin e vitit të ardhshëm në basketboll.

Lituania ka fituar tri ndeshjet e para dhe prin në grup me gjashtë pikë. Kosova ka humbur tri ndeshjet e para dhe është e fundit në grup me tri pikë. Të premten e kaluar, Lituania po në Klaipeda fitoi ngushtë, 80:75, ndaj Hungarisë.

Të njëjtën ditë Kosova pësoi thellë, 90:62 nga Polonia në Wloclawek. Në atë ndeshje lëndime pësuan kapiteni Berisha dhe Lis Shoshi, lojtari tjetër i rëndësishëm i Kosovës…

Më Shumë

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Lajmet e Fundit