16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Kroos: Liga e Kampionëve na jep fuqi

Toni Kroos ka thënë se përvoja e futbollistëve në ndeshje të mëdha ua lejon të gjenden mirë edhe në situata të vështira.

Mesfushori gjerman ka deklaruar se kjo vihet re veçanërisht në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ku emocionet luajnë rol të madh.

“Liga e Kampionëve është gara më e vështirë për t’u fituar, mbase kjo na jep superfuqi. Emocionet gjithmonë luajnë një rol, sidomos në Ligën e Kampionëve në Santiago Bernabeu”.

“Kjo mund të shihet edhe në paraqitjet tona. Shumë lojtarë kanë luajtur në ndeshje të mëdha dhe ne mund të ruajmë qetësinë në situata të vështira pasi e dimë se mund të mposhtim këdo”.

“Edhe kur nuk fitojmë, mund ta ndryshojmë ndeshjen. Kemi përjetuar shumë situata dhe nuk frikësohemi”, shtoi ai.

Më Shumë

Antidroga me aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në...

Rexhaj: Jam i sigurt që opozita nuk i jep nënshkrimet për të shkuar në zgjedhje

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se kjo opozitë nuk i jep nënshkrimet për të shkuar në zgjedhje. “Jam shumë i sigurt që kjo...

Lajmet e Fundit