19.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Kush ishte Fadil Vokrri?

I lindur në Podujevë në vitin 1960, Fadil Vokrri njihej edhe si Diego Maradona shqiptar, për shkak të mënyrës si lëvizte dhe forcës me të cilën gjuante.

Idhulli i të gjithë shqiptarëve të Kosovës, Vokrri shkëlqeu tek FC Prishtina, duke regjistruar madje disa paraqitje edhe për përfaqësuesen e Jugosllavisë.

Pikën kulmore në fanellën kaltër-e-bardh Vokrri dhe yjet tjerë shqiptarë e arritën kur e mposhtën Yllin e Kuq të Beogradit në shtëpinë e vet, në Marakana.

Karrierën Vokrri e pati nisur tek KF Llapi, për të kaluar në Prishtinë në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar – për të cilën skuadër në 172 paraqitje shënoi 55 hola.

Pastaj ai u transferua tek Partizani i Beogradit ku në 55 paraqitje arriti ta tundë plot 15 herë rrjetën kundërshtare.

Fadil Vokrri ishte ndër të parët shqiptarë që arriti ta çelte derën për të luajtur në skuadrat e huaja, duke luajtur për Nimes dhe Fenerbahçe.

Ai ishte i preferuari i tifozëve të skuadrës turke, por shkëlqimin që e pati arritur tek Prishtina dhe Partizani nuk mund ta shfaqë asnjëherë në tokën turke.

Në shkurt të vitit 2008 ai u zgjodh president i Federatës të Futbollit të Kosovës, me mandat katërvjeçar.

Fadil Vokrri konsiderohet të jetë njeriu më meritor për hapjen e dyerve drejt anëtarësimit të Kosovës në dy shtëpitë e futbollit, atij europian dhe botëror – UEFA dhe FIFA.


Fadil Vokrri në ndeshjen mes Partizanit të Beogradit dhe Hajdukut të Splitit


Fadil Vokrri në përballjen mes Jugosllavisë dhe Gjermanisë Lindore


 

Më Shumë

Sulmoi fizikisht fëmijën e fqinjit, policia arreston të dyshuarin në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi ka sulmuar fizikisht fëmijën e fqinjit. Rasti ka ndodhur të martën në ora 18:13...

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Lajmet e Fundit