4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Ky është shpërblimi për kampionin, nënkampionin dhe skuadrat gjysmëfinaliste

Edicioni i basketbollit në Kosovë ka arritur në pikën përfundimtare, madje mund të mbyllet në mesjavën e ardhshme, nëse Bashkimi shënon fitore në kryeqytet kundër Sigal Prishtinës. Në një rast të tillë prizrenasit do të stolisen me titullin e kampionit, pasi i kanë fituar dy ndeshjet e para.

Por, përveç aspektit sportiv, cili do të jetë përfitimi material i tyre dhe tri skuadrave pjesëmarrëse në play-off. Insporti merr vesh se, sipas një vendimi të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, skuadra kampione do të shpërblehet me 12 mijë euro, nënkampioni me 6 mijë, ndërsa dy skuadrat që kanë luajtur në gjysmëfinale nga 3 mijë euro. Shpërblime do të ketë edhe në konkurrencën e femrave. /Insporti/.

Më Shumë

Kryhet një operacion i vështirë në spitalin e Prizrenit, pacienti me shëndet të mirë

Mjekët e Repartit të Urologjisë në Spitalin e Prizrenit kanë kryer një operacion të vështirë. Dr.Halil Xhibexhiu tregon se pacienti pas operacionit është lirur me...

Shyhrete Behluli viziton nënën për festën e Bajramit

Shyhrete Behluli është një emër shumë i dashur për të gjithë adhuruesit e muzikës folklorike. Dhe sot, për nder të festës së Fitër Bajramit, këngëtarja...

Lajmet e Fundit