Italiani italian Vincenzo Alberto Annese do të drejtojë Lirinë e Prizrenit.
Annese do të prezantohet edhe zyrtarisht ditën e hënë në ambientet e “Përparim Thaçit”, por teknikut aktual të skuadrës Gëzim Hasit dhe ndihmësit të tij Alban Shalës nuk iu ka pritur dhe kanë prezantuar italianin për opinionin sportiv, shkruan Gazetasheshi.com.
I pranishëm ishte gjithashtu edhe kapiteni i skuadrës Robert Gjeraj që qëndroi afër teknikut të ri italian.
Përderisa faqja zyrtare e klubit vazhdon të mos e prezantojë teknikun italian, atë po e bëjnë më së miri zyrtarët e saj me imazhet e hedhura në rrjetet sociale.
.