11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Lorik Canës i vjen një propozim i papritur nga klubi i njohur

Pas tërheqjes nga futbolli, për Lorik Canën kanë ardhur ofertat e para për role drejtuese në futboll. Ekipi i Lousanës në Zvicër i ka propozuar ish-kapitenit rolin e drejtorit sportiv.

Klubi zviceran nuk ka patur kurrë një drejtor sportiv dhe presidenti Alen Zhozef kërkon që Cana të jetë i pari.

Vetë presidenti ka folur në mediat vendase në lidhje me çështjen, ku edhe ka bërë me dije se klubi është ende i interesuar për Lorikun.

Kemi rreth një vit që negociojmë. Në fillim ne ishim gati që t’i jepnim mundësinë që të vinte këtu te ne për të mbyllur karrierën. Tani që ai është shkëputur nga futbolli, kjo nuk do të thotë që profili i tij nuk na intereson më. Ai është një person i cili mund të sjellë një vlerë reale të shtuar në klubin tonë”, tha presidenti i klubit zviceran.

Më Shumë

Lajmet e Fundit