9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Mallkimi i finaleve po e ndjek Bashkimin

Bashkimi ka arritur suksesin më të madh në histori të klubit me pjesëmarrjen në finalen e Ligës Ballkanike.

Skuadra prizrenase u mposht të dielën në Samokov, ku u zhvillua “Final-Fouri” i kësaj gare rajonale të basketbollit. Finalen e humbi nga ekipi bullgar, Levski 83:72, shkruan Koha Ditore.

Kalimi në finale të BIBL-it u arrit pasi në gjysmëfinale u mposht ekipi vendës dhe favoriti më i madh, Rilski Sportist, 72:71.

Gjithsesi humbja e finaleve nuk është diçka e pazakontë për skuadrën portokalli. Bashkimi është “familjarizuar” tashmë me humbjet në finale. Kjo e BIBL-it ishte finalja e tetë rresht e humbur në të gjitha garat. Më së shumti ka humbur finale të Kupës së Kosovës – pesë. Në fakt, trofeun e vetëm e ka fituar në garat e Kupës, më 2001. Atëbotë mposhti Pejën pas vazhdimeve, ndonëse skuadra pejane në çerekun e fundit të lojës ishte futur me avantazh të madh. Peja e vajtoi shumë këtë humbje dhe kjo sikur u kthye “në një mallkim” për prizrenasit..

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Lajmet e Fundit