10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Man Utd duhet të paguajë shumë para nëse e shkarkon Mourinhon

Edhe pse sezoni i ri në Premier League nuk ka filluar, shumë njerëz spekulojnë në media se Jose Moruinho nuk do të mund të të qëndrojë edhe një sezon të potë në krye të Manchester United.

Bazuar në raportet e medieve, udhëheqësia e klubit nuk i ka marrë përforcimet e ekipit që Mourinho i ka kërkuar dhe forma e ekipit në ndeshjet miqësore para sezonale ka qenë e dobët.

 

Kur kësaj i shtojmë përforcimet që kanë bërë ekipet tjera pretendente në Angli, fitohet përshtypja se United sivjet nuk do të jetë në garë për titull.

Sidoqoftë, mediat e atjeshme shkruajnë sot se kampionit të shumëfishtë në Anglisë nuk i shpaguhet fare shkarkimi i Mourinhos, meëq në rast të një veprimit të tillë, klubi detyrohet të paguajë dëmshpërblim prej 12 milionë funtash për trajnerin portugez.

Kjo në fakt është rroga vjetore e Mourinhos dhe sipas medieve, një rigë e plotë vjetore është vënë si dëmshpërblim në kontratë në rast se Mourinho shkarkohet.

Përndryshe, një prej trajnerëve më të trofeshëm dhe më me ndikim në histori të futbollit ka kontratë për edhe dy sezone me Unitedin.

Më Shumë

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Lajmet e Fundit