11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ministri Gashi: Ndeshja testuese në stadiumin e Prishtinës më 28 korrik

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës, ku është takuar me kryetarin e ri, Agim Ademi, i cili u zgjodh në krye të institucionit kryesor të futbollit në vendin tonë, pas vdekjes së ish-kryetarit Fadil Vokrri.

Gashi uroi Ademin për pozitën e kryetarit të FFK-së, derisa i ofroi vazhdim të përkrahjes nga ministria që drejton, përderisa ky i fundit tha se i ofroi ministrit transparencë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Gashi e Ademi gjithashtu kanë inspektuar punimet finale në Stadiumin e Prishtinës.

“Jo vetëm që pritet por ka qenë punë e jona ditore ekipore e ministrisë, federatës dhe kompanisë për të arritur atë qëllim, nuk ka më dilema, lojërat do të luhen këtu. Lojën e parë testuese do ta kemi me datën 28, para kësaj date ndoshta do ta kemi edhe një ndeshje miqësore testuese mes Federatës, artistëve e politikanëve dhe pastaj ta inaugurojmë që të jetë i gatshëm për zhvillimin e lojërave”.

Ministri Gashi foli edhe për emrin dhe pronësinë e stadiumit.

“Ju e dini që stadiumi është në pronësi të komunës edhe vendimin për vendosjen e emrit të Fadil Vokrrit e merr gjithashtu Kuvendi Komunal i Prishtinës. Të gjithë kemi propozuar dhe jemi dakorduar që ta mbajë emrin Fadil Vokrri dhe kemi pajtueshmëri edhe nga kryetari i komunës dhe lidershipi komunal që ta mbajë emrin e Vokrrit”.

Ndërsa edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, tha se ndeshjet do të fillojnë nga muaji shtator.

Më Shumë

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Lajmet e Fundit