9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Ministri Gashi: Stadiumi meritë e MKRS-së dhe Fadil Vokrrit

 

Ministri i Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, Kujtim Gashi ka mbajtur konferencë për media në Stadiumin e Prishtinë “Fadil Vokrri”

Gjatë kësaj konference ministri Gashi ka thënë së “I ftoj të gjithë sportdashësit dhe qytetarët që nesër të jenë në stadium dhe të festojmë në këtë ngjarje të madhe sportive, në këtë stadium që i plotëson kriteret e UEFA-s. ”U bëjë thirrje Dardanëve, Plisave dhe tifozëve të tjerë që të festojnë dhe ta ruajmë këtë pasuri, sepse kemi investuar si Qeveri e Kosovës dhe kemi qenë jashtëzakonisht të përkushtuar që stadiumi t’i plotëson të gjitha kriteret e kërkuara nga UEFA. Është lojë testuese, por shumë e rëndësishme për sportin në Kosovë se nesër mund ta marrim dritën jeshile që në këtë stadium të zhvillohen edhe ndeshjet e tjera” ka thënë ministri Gashi.

Ministri Gashi tha se nesër është një moment historik dhe i veçantë pas një përkushtimi të madh të gjithë akterëve që kanë punuar në këtë drejtim po ashtu dhe një pune e madhe e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të investuar në njërin prej stadiumeve më të bukura të Kosovës.

“Nesër do ta shënojmë njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme në Kosovë, ky është një moment sa emocional edhe krenar për të gjithë neve që kemi qenë të përfshirë në këtë proces, Ky është një investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, një përpjekje e jona e vazhdueshme për të avancuar infrastrukturës sportive në vend tha ministri Gashi.

Gashi shprehu emocionet edhe falënderimet për legjendën e futbollit në Kosovë, të ndjerin Fadil Vokrri, dhe tha se “nëse ka individ që duhet të falënderohet në Kosovë për këtë vepër është i ndjeri Fadil Vokrri”.

Ministri Gashi theksoi që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdon të investon ne sektorin e Sportit. “MKRS-ja do të fillojë me investime edhe në stadiumin ‘Adem Jashari’ për ta kthyer në stadium të kategorisë së katërt”. Ministri Gashi bëri të ditur se janë afër finalizimit të studimit të fizibilitetit për stadiumin kombëtar, i cili do të ndërtohet në Drenas.

Më Shumë

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Lajmet e Fundit