5.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Ministria e Sportit do të investojë në ndërtimin e pishinave për notarët

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim drejtuesit e Federatës së Notit të Kosovës, të udhëhequr nga Kryetari i kësaj federate, Imer Rama.

Në takim u bisedua për infrastrukturën fizike për sportin e notit dhe plotësimin e saj nëpër qendrat e ndryshme të Kosovës. Konkretisht, u diskutua për fillimin e investimeve që pritet të realizohen në vitin e ardhshëm. Në këtë drejtim, ministri Gashi u zotua se do të fusë në plan ndërtimin e disa pishina gjysmë-olimpike për vitin 2019.

Kryetari Rama e informoi ndër të tjera edhe për aktivitetet që organizon Federata e Notit si dhe sukseset që kanë arritur notarët. Ai mirëpriti zotimin e ministrit për investimet që ka në plan MKRS-ja të realizojë. Rama e konsideroi se përmes këtyre projekteve interesimi për sportin e notit do të rritet.

Nga ana e tij, ministri Gashi falënderoi drejtuesit e FNK-së për informacionet dhe nevojat e shfaqura. Ministri u shpreh se do të bëjë maksimumin që notarët e Kosovës të kenë hapësirat e nevojshme për të realizuar aktivitetet dhe garat e tyre.

Gjithashtu, ministri u shpreh se me investimet që do të bëjë MKRS-ja në vitin e ardhshëm do të ndikohet edhe në edukimin e qytetarëve për notin dhe të reduktohen rastet kur si pasojë e mospërvetësimit dhe edukimit të duhur për notin humbasin edhe jetën e tyre.

Më Shumë

Operacion policor në tri komuna – sekuestrohen armë dhe fishekë

Policia e Kosovës gjatë të mërkurës ka realizua një operacion policor në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit. Ky operacion është realizuar në bazë të...

Moti sot me vranësira e diell

Sot parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku priten kohë pas kohe lokalisht reshje të pakta shiu. Temperaturat minimale do të...

Lajmet e Fundit