13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

MKRS e Suhareka me memorandume për ndërtimin e 3 stadiumeve

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar komunën e Suharekës, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, me ç’rast të dy kanë nënshkruar 3 memorandume: Memorandumin për ndërtimin e stadiumit në fshatin Studençan, Memorandumin për përfundimin e fazës finale të stadiumit të qytetit, Memorandum për kullën e Familjes Tafollaj në fshatin Çadrak të Suharekës.

Gashi tha se përveç 3 memorandumeve të planifikuara ata së bashku me Muharremajn do të ndajnë buxhet edhe në ndërtimin e stadiumit në Mushtisht.

“Në kuadër të vizitave që jam duke i bërë në komunat e Kosovës sot po qëndrojmë edhe në Suharekë. U dakorduam të nënshkruajmë 3 memorandume bashkëpunimi. E para ka të bëjë me stadiumin në Studençan, ku ka qenë edhe premtim i imi. Sot u dakorduam që ta fillojmë këtë projekt, dhe së shpejti do të fillojmë fazën e parë të këtij projekti. Jemi dakorduar që ta përfundojmë edhe fazën e fundit të projektit të stadiumit të qytetit. Gjithashtu do të ketë edhe një restaurim në kullën e familjes Tafolli. Unë i premtova kryetarit që do të ndajmë mjete financiare edhe për stadiumin në Mushtisht. Buxheti është shtuar për 9 milion euro. Dhe më vjen mirë që për herë të parë Ministria e Kulturës ka mbi 40 milion euro”, ka thënë ministri Gashi.

“Projekti i shtëpisë së kulturës është një investim i Ministrisë së Kulturës. Bashkë me kryetarin po mundohem që ta shtyjmë më tutje edhe përkundër vështirësive që ka. Problemet teknike i kem gjetur të trashëguara mirëpo do t’i tejkalojmë”, u shpreh Gashi.

Ndërkaq lidhur me premtimin e tij për zhvendosjen e ministrisë në Prizren ai tha se një pjesë e kabinetit do të zhvendoset muajin e ardhshëm

“Jemi afër për të kaluar në Prizren, i kemi disa çështje administrative dhe besoj që nga muaji i ardhshëm një pjesë e stafit do të kalojë në Prizren”, tha ministri.

Kryetari i komunës Bali Muharremaj tha se bashkë me Ministrin e Kulturës nënshkruan 3 memorandume ndërkaq paraqiten kërkesat kryesore të komunës.

“Sot arritëm t’i nënshkruajmë 3 memorandume ku vlera është mbi 600 mijë euro. Kryesisht janë Memorandumi për ndërtimin e stadiumit në fshatin Studençan, Memorandumi për përfundimin e fazës finale të stadiumit të qytetit, Memorandum për kullën e Familjes Tafollaj në fshatin Çadrak të Suharekës”, tha Muharremaj.

Ministri së bashku me të parin e Suharekës vizituan edhe punimet që po bëhen tek shtëpia e kulturës në këtë komunë.

Më Shumë

Sot mot me diell e me vranësira

Të dielën mbrëma pati mot me shi, ndërkaq në disa zona ra edhe borë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell...

Vetura godet një këmbësor në Prizren – arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Prizren rreth orës 21:50. Policia ka njoftuar se me këtë rast ka arrestuar një...

Lajmet e Fundit