13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Mustafi, top-mbrojtësi i Premier Leagues

Shkodran Mustafi i Arsenalit është mbrojtësi më i mirë në Premier League, bazuar në statistikat e këtij edicioni, shkruan gazeta angleze “Express”.

Mustafi 25-vjeçar, këtë edicion në kampionatin anglez ka regjistruar 18 paraqitje apo 1.499 minuta lojë. Ka realizuar dy gola dhe ka bërë një asistim. Ai ka notën më të lartë mesatare nga mbrojtësi – 7.46.

Në listën prej dhjetë mbrojtësve më të mirë në Premier League, bazuar në statistika, pas Mustafit vijnë James Tarkowski (7.33), Nacho Monreal (7.24), Kurt Zouma (7.23), Nicolas Otamendi (7.21), Marcos Alonso (7.21), Jan Vertonghen (7.21), Cesar Azpilicueta (7.20), James Tomkins (7.19) dhe Shane Duffy (7.17).

Më Shumë

Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar sot në 25-vjetorin e masakrës nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël,...

Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje shiu,...

Lajmet e Fundit