8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Në mungesë të Neymarit, PSG-ja synon që me “zemër” të mposhtë Realin

Saint-Germain shpreson që tifozëria në “Parc des Princes” do ta ndihmojë që të përmbysë disavantazhin prej 3:1 në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Parisi këtë e synon pa superyllin Neymar që është i lënduar, shkruan Koha Ditore.

Neymar i është nënshtruar një operimi në shputë të këmbës dhe nuk do të jetë në dispozicion, por trajneri i Parisit, Unai Emery, është i bindur se tifozët do të luajnë një rol kyç në ndeshje.

“Luan ndeshjen me kokën dhe zemrën tënde. Nesër zemra do të jetë gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Emery në konferencë për media. “Dhe ne do të luajmë me 12 lojtarë, pasi do të kemi mbështetjen e tifozërisë”.

Më Shumë

Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

Distria Krasniqi e ka filluar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb. Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52...

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Lajmet e Fundit