10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Në takimin Gjermania – Meksika do të shënohet edhe një rekord mahnitës

Gjermania dhe Meksika takohen sot në ora 17:00 sipas kohës sonë në duelin që i hap garat në grupin F në botërorin Rusia 2018.

Dueli midis kampionit aktual të botës dhe një prej ekipeve standarde pjesëmarrëse në botëror, pritet të jetë një prej atyre që do të shkruhet në histori për shkak të barazimit të një rekordi, që deri vonë mendohej që ishte i pathyeshëm.

Fjala është për rekordin e pjesëmarrjeve në kampionate botërore nga një lojtar, transmeton Insporti duke iu referuar të dhënave të FIFA-s për media.

Rafa Marquez, legjenda e futbollit meksikan sot, nëse paraqitet në ndeshje do të luajnë kë kampionatin e tij të pestë botëror (2002, 2006, 2010, 2014), dhe në këtë mënyrë që do të barazohet me Lothar Matthausit, legjendës së futbollit gjerman dhe Antonio Carbajalit, portierit të Meksikës, në vitet 50 dhe 60.

Matthaus dhe Carbajal janë të vetmit që janë paraqitur në pesë botërorë më herët, por Matthaus njihet si bartës i rekordit sepse ka rekord absolut prej 25 ndeshjesh në kampionate botërore, në periudhën 1982 – 1998, madje duke marrë tri medalje, të argjendtat më 1982 dhe 1986 dhe të artën më 1990 si kapiten i Gjermanisë.

Më Shumë

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Lajmet e Fundit