5.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Neymar: “Do të qëndroj në Paris”

Neymar Junior qëndron në PSG. Braziliani ka folur për të ardhmen pas një vizite në institutin Neymar Jr. në Sao Paulo.

26 vjeçari brazilian ka insistuar se nuk e ndërmend të lëvizë nga kampioni i Francës, duke i dhënë sinjale Real Madridit se nuk do ta veshë fanellën e bardhë.

“Do të qëndroj, do të qëndroj në Paris, kam ende kontratë”, tha futbollisti, teksa përsëriti se ka raporte të shkëlqyera me PSG-në.

Neymar bëri 30 paraqitje në sezonin e parë në PSG, duke realizuar 28 gola dhe fituar katër trofe. /Insporti.com/

Më Shumë

Moti sot i përzier me diell, vranësira e reshje shiu

Këtë të shtunë pritet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell. Lokalisht do të ketë reshje shiu, kryesisht gjatë orëve të pasdites...

Totaj: Beteja e Kabashit nuk do të harrohet kurrë

Është shënuar 25 vjetori i Betejes së Kabashit. Kryetari i Prizrenut, Shaqir Totaj, tha se dëshmorët e kësaj beteje nuk do të harrohen kurrë. "Më 17...

Lajmet e Fundit