10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Neymar e dëshiron këtë trajner në PSG

Neymar, i cili po paraqet kushte të ndryshme për të qëndruar në Paris Saint-Germain, së fundmi në një takim me Nasser Al-Khelaifin i ka paraqitur këtij të fundit një kërkesë, se cilin trajner e dëshiron sulmuesi brazilian tek skuadra franceze, për të zëvendësuar Unai Emery.

Drejtuesit e PSG-së ashtu kështu janë duke e kërkuar një trajner i cili do të merrte udhëheqjen e ekipit, pasi sipas gjitha gjasave Unai Emery, do të largohet në fund të këtij sezoni, pasi dështoi të përmbush një nga objektivat e pronarëve të skuadrës franceze, arritjen e rezultateve në Ligën e Kampionëve, pas investimeve marramendëse që këta të fundit bënë në verën e vitit të kaluar.

Shumë emra tash e një kohë janë duke qarkulluar, që do të mund të marrin drejtimin e PSG-së dhe Neymar ka opsionin e tij. E duke marrë parasysh që investimin e tyre më të madh, nuk dëshirojnë ta lëshojnë aq lehtë, atëherë pronarët e PSG-së edhe do të mund t;ia plotësonin këtë kërkesë brazilianit.

Gjatë vizitës së Nasser Al-Khelaifit dhe drejtorit sportiv të PSG-së, Antero Henrique në Brazil, për ta takuar Neymar dhe babain e tij, u diskutuan edhe emrat e trajnerëve të ardhshëm dhe dy emra u përmendën si kandidatët kryesor, Antonio Conte dhe Luis Enrique.

Duke marrë parasysh që Neymar nuk është ndonjë adhurues i madh i stilit të lojës së italianit Conte, atëherë sulmuesi “votën” e tij e drejtoi për tek Luis Enrique, nën urdhrat e të cilit kishte qenë edhe tek Barcelona.

Magjithatë, në anën tjetër kapiteni i PSG-së dhe shoku i ngushtë u Neymar, Thiago Silva, do të preferonte më shumë që të punonte me një italian tjetër, Carlo Ancelotti, ku edhe rikthimi i tij në Paris mbetet si opsion u mundshëm.

Ende nuk dihet se kë e shohin tek PSG si njeriun e duhur, i cili do t’i drejtonte ata deri tek triumfi në Ligën e Kampionëve, por është e qartë se Nasser Al-Khelaifi, do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur të kënaqur yllin e skuadrës së tij, Neymar.

Më Shumë

Lajmet e Fundit