7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Neymar kalon me sukses operacionin

Sulmuesi i PSG-së, Neymar u operua sot në këmbën e djathtë në “Belo Horizonte” dhe gjithçka kaloi mirë, njoftoi Federata Braziliane e Futbollit.

“Operacioni përfundoi, Neymar ndodhet në dhomën e tij dhe po shlodhet. Gjithçka kaloi shumë mirë”, njoftoi një atashe i CBF-së pasi doli nga spitali.

Këmba më e shtrenjtë e botës së futbollit u operua nga kirurgu Rodrigo Lasmar, mjeku i ekipit brazilian të futbollit, i shoqëruar nga francezi Gerard Saillant, i famshmi që ka operuar gjurin e ish-sulmuesit Ronaldo.

Sipas familjarëve të pacientit, operacioni u zhvillua në katin e 16-të të godinës, ku një pavion i tërë u prenotua për Neymarin.

Në mënyrë që të mos dalë asnjë informacion, personeli i spitalit mori një mesazh ku i ndalohej përdorimi i telefonave celularë pranë lojtarit.

Më Shumë

Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. I riu shqiptar, babai i një vajze...

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Lajmet e Fundit