8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Nuk do ta besoni sa milionë njerëz e kanë shikuar ndeshjen Angli – Tunizi

Ndeshja e parë e Anglisë në Botërorin “Rusia 2018”, u zhvillua mbrëmë kundër Tunizisë, përfaqësuese këto që janë pjesë e grupit G.

“Tre Luanët” arritën të shënojnë fitore vetëm në fund të ndeshjes, madje në lojën shtesë, kur pas një goditje nga këndi, sulmuesi Harry Kane devijoi topin me kokë, për të shënuar në portën e tunizianëve, me ç’rast i solli fitoren Anglisë.

Kjo fitore e “Tre Luanëve” në momentet e fundit të ndeshjes, shkaktoi një gëzim të madh në Angli, derisa shikueshmëria në ishullin britanik kishte arritur majat për këtë përballje.

Ndeshja Angli – Tunizi, e cila u transmetua në BBC1, u shndërrua në programin më të shikuar të vitit 2018 në Britani të Madhe, me gjithsej 18.3 milionë shikues, madje duke e tejkaluar edhe dasmën mbretërore të princit Harry me Meghan Markle.

Më Shumë

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët në Asamblenë Parlamentare kanë votuar në favor të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Nga 171 deputetë që morën pjesë në votim, 131...

Lajmet e Fundit