10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Oblak largohet nga Atletico

Portieri i Përfaqësueses së Sllovenisë, Jan Oblak do të largohet nga skuadra e Atletico Madridit në fund të këtij edicioni.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumet spanjolle.

Mësohet se zyrtarët e Atleticos janë pajtuar të shesin portierin 25-vjeçar, i cili ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh dhe konsiderohet ndër më të mirët në Evropë.

Këtë edicion, Oblak ka pasur paraqitje fantastike, duke pranuar vetëm katër gola në 17 ndeshje që Atletico i ka luajtur në shtëpi në La Liga.

Ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2021, kurse në radhët e tij u transferua nga Benfica para katër vjetësh.

Oblak këtë edicion në total ka 43 paraqitje për Atleticon, kurse karrierë ka bërë edhe te Rio Ave, Leiria, Olhanense, Beira-Mar e Olimpija.

Më Shumë

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Lajmet e Fundit