7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Panuçi kundër kritikave: Nëse jam unë problemi, iki në shtëpi!

Në një konferencë të papritur për shtyp, trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi, ka dashur të vendosë disa pika mbi “i”. Që nga mungesa e thirrjes së disa lojtarëve, deri te mendësia që duhet të ketë skuadra në ndeshje të caktuara.

Italiani tha se vendosi në minutat e fundit që të thërrasë këtë konferencë me shtypin, ku për momentin “patatja e nxehtë” janë lojtarët që luajnë në Superligë.

Në prag të ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë në Elbasan dhe asaj 4 ditë më vonë për Nation League në Izrael, Panuçi i ka idetë të qarta.

“Nëse ka futbollist që duhet të shoh në Superligë, shkoj e bëj. Siç ishte rasti i Gurit. Uzuni ka pesë ndeshje që aktivohet në Kroaci dhe ka luajtur mirë, ndaj e mora. Gavazaj nuk është aktivizuar, por është pjesë e grupit kuqezi, – deklaroi Panuçi, para se të flasë për Abazajn. – Sa ka që nuk luan Abazaj? Sa ka që nuk zhvillon një ndeshje? Këtu jemi të çmendur. Nuk luan te Anderleht fare. Më takoi jashtë stadiumit dhe më tha nuk ia dol dot, sa shumë punohet këtu. Këtu njerëzit mendojnë se është vend pune kombëtarja. I vjen keq që nuk është në kombëtare, çmenduri. Imagjino që unë nuk e shoh fare as në stol. SI pretendon të vijë në kombëtare pa luajtur fare 4 muaj”.

A është e rëndësishme ndeshja me Izraelin?

Shumë e rëndësishme. Uroj që lojtarët të mbërrijnë me dëshirën për të fituar. Nëse na shënojnë, atëherë e pësuam keq. Këtu në Shqipëri kemi luajtur mirë me Izraelin. Në Skoci pësuam një gol në goditje këndi dhe një gabim që mund të shmangnim. Ishim shumë pak të vëmendshëm. Kam një muaj që rri në shtëpi dhe mendoj diçka që shkon përtej futbollit. Nuk e kam kuptuar ende nëse një pjesë e lojtarëve e kuptojnë se çfarë është ekipi kombëtar i futbollit. Eshtë diçka që do ti kërkoj lojtarëve: çfarë është kombëtarja për ju? Nëse fitojmë mirë, nëse nuk fitojmë, prap mirë. Nuk më shkon aspak mirë. Ne duhet të fitojmë dhe bëjmë rezultat në Izrael, sepse ndryshe grupi rrezikohet.

A ka një plan për një barazim në këtë transfertë, duke e lidhur edhe me ndeshjen tjetër ndaj Skocisë?

Ne kemi 5 ditë për të përgatitur ndeshjen. Ju duhet të mendoni. Nuk gjej kurrë justifikime. Nëse kam gabuar, e pranoj. Ne që prej Norvegjisë, na mungon 50% e skuadrës. Mavraj nuk luan prej kohësh. Abrashi i dëmtuar, Sadiku i dëmtuar. Ne nuk jemi Brazili dhe Franca. Nëse Brazilit i heq Nejmar, apo Argjentinës Mesin, çfarë do të bëjnë? Ne kemi nevojë që të rikuperojmë të gjithë. Ndaj Kosovës na mungonin 12. Rikuperojmë disa, si Mavraj, që është lider për ne. Apo Grezda, edhe pse ka luajtur pak. Duhet të bëjmë diçka të rëndësishme tani. Nëse do të isha futbollist, do të isha grindur me grushte më disa lojtarë të kombëtares, por jam trajneri dhe duhet të mundohem t’i tregoj se si duhet të luajnë dhe se sa shumë duhet të japin.

Shiriti i kapitenit. Kaq e vështirë është të zgjidhet një kapiten?

Mund edhe të bëhet, por smë pëlqen që të thuhet Panucci është diktator. Nuk lejon asgjë, madje as të qeshin. Unë i shoh ndryshe nga ato që thuhen. Nëse më vjen Federata dhe më thotë zgjidh një kapiten, atëherë le të ma demonstrojë dikush. Le të vinë ata tek mua dhe të më thonë, mister na duhet një lider. Pastaj e zgjedh unë. Mavraj ka personalitet, por ta tregojë në fushë. Nëse pastaj ka faktorë të jashtëm, që ndikojnë, duke pyetur lojtarët aty dhe aty. Imagjinoni të bëja si Luis Enrique, që u heq telefonin në grumbullim, nuk do të futeshin dot në Instagram dhe qanin… Unë po i mbaj aq mirë sa ska.

E ardhmja ime nëse nuk humbasim?

E di presidenti Duka, jo unë. Mund të vini kudo në stol te Shqipëria, Mourinho, Guardiola apo Sarri. Nuk besoj se me shumë mungesa siç i kam unë, do t’ia dalin. Punoj me seriozitet dhe profesionalizëm.

A ndihesh i lodhur dhe ke menduar të largohesh?

Jo, jam shumë mirë. Nëse presidenti mendon se problemi jam unë, Panuçi ikën në shtëpi. Unë lashë një skuadër me dy vjet kontratë, nuk mora asnjë qindarkë. Ashtu edhe te Palermo. Uroj që Panuçi të ketë pak fat, të fitojë edhe 3-0. Do të jem serioz si gjithmonë. Panuçi nuk ka asnjë problem. Fle i qetë, pasi mendoj 24 orë në 24 për Shqipërinë dhe asgjë tjetër. Mund të gaboj, duhet të përmirësohem, por të gjithë duhet ta bëjmë.

Çfarë i mungon kësaj kombëtareje?

E thashë, zjarri. Për shembull, Skocia na mbyti me grushte dhe fizikisht. Kurse ne, asgjë fare. Duhet zjarr. Duhet treguar grinta, jo pasivitet. Panuçi nuk tërhiqet aspak, është këtu. Di të them që me 23 lojtarët që kemi në dispozicion mund të shkojmë në Izrael dhe fitojmë ndeshjen. E besoj vërtet.

Më Shumë

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritetet serbe, mbi 300 të bllokuar në kufi

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritet serbe në pikën kufitare Kroaci-Serbi. Janë mbi 300 udhëtarë të cilët janë bllokuar në këtë pikë kufitare me...

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Lajmet e Fundit