7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Pronari i helikopterit që bartte kokainë është zgjedhur Kryetar federate

Tashmë është praktikë gjithandej që biznismenët ose politikanët e suksesshëm të marrin përsipër edhe udhëheqjen e federatave sportive të ndryshme, duke dashur që sportit t’ia fuqizojnë sa më shumë anën biznisore.Mirëpo, një prej federatave më të mëdha të futbollit në botë, ka shkuar një hap tutje dhe ka zgjedhur për Kryetar njeriun, cili ka qenë i përfshirë në një prej aferave më të mëdha të viteve të fundit.

Fjala është për Gustavo Perellan, njeriun i cili ka qenë pronar i një helikopteri në të cilin ishin gjetur hiç më pak sesa 445 kg kokainë.Kjo sasi kaq e madhe e drogës vlera e së cilës është mbi 20 milionë Euro, është zënë në helikopterin e njeriut që tashmë është Kryetar i Federatës së Futbollit të Brazilit.Perella ka qenë deputet në parlamentin e një prej rajoneve në Republikën e Brazilit, kurse disa uaj para se të merrte postin e Kryetarit të federatës, ishte emëruar drejtor i projekteve në këtë federatë.Edhe pse ishte konstatuar se helikopteri në fjalë ka qenë pronë e kompanisë së tij, Perella dhe babai i tij janë hetuar nga policia dhe organet braziliane, por është konstatuar se ata nuk kanë pasur përgjegjësi për bartjen e sasisë enorme të drogës.

Më Shumë

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Lajmet e Fundit