15.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

PSG: S’e shesim Mbappen as për një miliard

Paris Saint-Germain nuk e ka fare në plan që ta shesë sulmuesin e ti Kylian Mbappe.

Madje presidenti i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi, ka theksuar se nuk do ta shisnin futbollistin e tyre as për një miliard euro, shkruan Sky, përcjell Klan Kosova.

19 vjeçari u bashkua me PSG vetëm vitin e kaluar kur për këtë la Monacon, si huazim me mundësi blerjeje për 118 milionë funta – marrëveshje që do të nënshkruhet këtë verë.

Është Manchester City që ka shfaqur interesim për yllin adoleshent, por që drejtuesit e klubit nga Parc des Princes e kanë mbyllur derën.

“Nëse dëshironi që të përmendi një numër, për shembull një miliard?”

“Por edhe nëse edhe na jepni një miliard, nuk do ta shesim”, ka thënë Khealifi.

Mbappe ka shënuar 21 gola në sezonin e tij debutues në PSG.

Më Shumë

Totaj uron besimtarët për Fitër Bajram

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit. “Të gjithë besimtarëve myslimanë, duke iu dëshiruar agjërim të pranuar...

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Lajmet e Fundit