9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Rahoveci konfirmohet në pozitën e tretë

Rahoveci është konfirmuar në pozitën e tretë, nga e cila do të startojë në play-off, sukses ky që nuk e kishte arritur asnjë herë më parë.

“Vreshtarët” sot, në kuadër të javës së parafundit, e kanë mposhtur Trepçën me rezultat 86:79. Derisa Rahoveci ka arritur sukses historik, Trepça mbetet jashtë play-off-it, që është zhgënjim i madh për dashamirët e saj.

Mark Williams me 24 e Junious Prowell JR me 21 pikë ishin më të merituarit për fitoren e vendësve, tek të cilët u dalluan edhe Tyler Deihl (14), Muhamed Hasani (12) e Arti Hajdari me 10 pikë. Besnik Azemi me 34 e Samir Zekiqi me 18 pikë ishin më efikasit te Trepça, derisa Valdrin Haxhiu i shtoi 13 sosh. Në javën e fundit, Rahoveci është mysafir i Sigal Prishtinës, ndërsa Trepça e pret rivalin e vjetër, Bashkimin.

Më Shumë

Analiza e sigurisë dhe planet për vitin 2024

Mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e Komunës së Prizrenit u zhvillua sot në sallën e Kuvendit të Komunës,...

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të...

Lajmet e Fundit