10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Rahoveci nuk ka palestër, por ka ambicie të mëdha

Rahoveci nuk është ndonjë emër i madh në basketbollin kosovar, por kjo ka gjasë të ndërrojë në të ardhmen.

Pasi edicionin e kaluar debutoi në Superligë duke përfunduar në vendin e gjashtë, Rahoveci ka pretendime dukshëm më të mëdha në këtë edicion.

Duke shfrytëzuar edhe krizën e dy prej katër klubeve me nam, Rahoveci e synon plejofin e po ashtu të shkojë larg në garat e Kupës, shkruan sot Koha Ditore.

Mungesa e palestrës në qytetin e Rahovecit paraqet telashe shtesë për klubin, por nuk po zvogëlon pretendimet e tij. Ndonëse pa palestër të veten, Rahoveci së fundi ka shfaqur kandidaturë për të organizuar turneun final të Kupës së Kosovës në basketboll. Sipas praktikës, pretendime për të organizuar turneun, përkatësisht ndeshjet përfundimtare të Kupës, shfaqin skuadrat pretendente.

Federata e Basketbollit e Kosovës në fund të dhjetorit ka shpallur konkursin për organizimin e “Final 8” të Kupës së Kosovës. Pra në turne janë shtuar edhe ndeshjet çerekfinale, e jo si deri më tash që luheshin vetëm ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja. Turneu përfundimtar i Kupës do të mbahet prej 28 shkurtit deri më 4 mars.

Më Shumë

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve...

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit