10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Real Madridi dëshiron rikthimin e Marcos Alonsos

Real Madridi është duke e shikuar mundësinë e kthimit të Marcos Alonsos nga Chelsea.

Mbrojtësi i majtë është duke treguar formë të mirë që nga kalimi te Chelsea prej Fiorentinës, në fund të gushtit.

Ai është një nga mbrojtësit më të mirë në Ligën Premier.

Sipas asaj që shkruan Marca, Reali është duke e shikuar mundësinë që të nënshkruajë me lojtarin që doli nga akademia e tyre e njohur me emrin Castilla.

Alonso shihet si zëvendësues i Marcelos, por për ta blerë nga Chelsea duket e vështirë.

Antonio Conte nuk ka interesim që ta largojë lojtarin në këtë verë pas përfomancave të shkëlqyeshme tek klubi londinez.

Chelsea është në pozitën e parë në Premier Ligë me 69 pikë 10 më shumë se përcjellësi i dytë Tottenham, ndërsa Chelsea së bashku me Tottenham kanë mbrojtjen më të mirë në ligën angleze me nga 21 gola të pranuar.

Më Shumë

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Lajmet e Fundit