9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ronaldo: E dija që do të shënoja penalltinë e fitores

Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të tretë në karrierën trofeun e Champions League, pasi Real Madrid mposhti Atletico Madrid me 11-metërsha në “San Siro”.

Portugezi, që u shpall golashënuesi më i mirë i këtij edicioni me 16 gola, shënoi penalltinë e pestë për “Los Blancos”, atë që vulosi triumfin, pasi Juanfran gaboi për “Los Colchoneros”. Për herë të 11-të, Real Madrid u shpall kampion i Europës.

“Ky Champions i 11-të është shumë special. E meritojmë ne futbollistët, stafi teknik dhe e meritojnë tifozët që kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, – deklaroi Ronaldo. – Kisha një vegim. Unë do të shënoja golin e fitores. Kjo ishte arsyeja përse e godita penalltinë e pestë dhe jo të parën, sipas planit. Ia kërkova trajnerit Zidane dhe ai ishte dakord. Ashtu shkoi, e dija që do të shënoja golin e fitores.”

Më Shumë

Lajmet e Fundit