2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ronaldo fenomeni, rrëqethet ende me pamjet e lëndimit të tij(Foto)

Braziliani Ronaldo, i njohur edhe si “Fenomeni”, në kohën sa ishte futbollist aktiv llogaritej si njëri ndër më të mirët e kohës së tij, por po ashtu edhe ndër futbollistët më të mirë në histori të futbollit.

Madje, janë të shumtë ata që mendojnë se karriera e Ronaldo fenomenit, do të kishte qenë edhe më brilante nëse nuk do të kishte pësuar dëmtimet e rënda kur mbante veshur bluzën e Inter.

Pikërisht për këto momente, ka folur edhe vet Ronaldo, në një intervistë për “Four Four Two”, ku është shprehur se njëri prej atyre dëmtimeve i ndryshoi jo vetëm karrierën sportive, por edhe jetën në përgjithësi.

“Edhe tani, 18 vite më pas, nuk arrij të shoh atë skenë të ndodhur gjatë përballjes me Lazion për Kupën e Italisë. Çdo herë që e di se do të transmetohen ato pamje në televizor, sigurohem që atë moment mos ta shikoj”, tha Ronaldo

“Kur shoh ato imazhe është njëlloj sikur dhimbja të më përshkojë sërish. Çuditërisht ai moment ka shënjuar personazhin tim dhe më ka bërë një njeri më të mirë, mbi të gjitha”, vazhdon “Fenomeni”.

“Gjithçka që kisha kaluar për tu rikthyer në fushë ishte një test që e dija se do të duhej të luftoja për ta kaluar. Ishte rikthimi im i parë pasi kisha kaluar 6 muaj në rikuperim nga një ndërhyrje e lehtë dhe gjëja më e fundit që prisja ishte që të dëmtohesha sërish, aq shpejt. Por në prillin e vitit 2000, u detyrova t’i nënshtrohesha një tjetër ndërhyrje, më të komplikuar dhe procesi i rikuperimit ishte shumë më i gjatë. Në atë moment ndihesha sikur e gjithë bota ime u shkatërrua. Nuk mund ta besoja”, deklaroi Ronaldo. /Insporti.com

Më Shumë

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit