7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ronaldo, sherr me Zidane: Bir k****! (Video)

Zhgënjimi i tij ishte aq i dukshëm sa nuk kishte nevojë për fjalë. Cristiano Ronaldo, i zëvendësuar nga Lucas Vazquez në minutën e 27-të të pjesës së dytë të Las Palmas-Real Madrid me rezultatin 2-1 në favor të madrilenëve, la të kuptohej se diçka po kalonte në kokën e tij me një “mah” gjigante që lëshoi.

I mësuar me rolin e protagonistit të padiskutueshëm dhe herë pas here edhe të shpëtimtarit, ai nuk e kuptoi ndërrimin e Zidanes dhe kështu në Spanjë lind një polemikë e re edhe sepse Reali u barazua.

Por trajneri u përpoq që të zbusë situatëm. Zidane tha se Ronaldo luajti mirë.

“Kemi një ndeshje në Dortmund të martën (java e dytë e Champions-it) dhe për këtë e zëvendësova. Ai luajti mirë si gjithnjë. Por në çdo rast ka nevojë të pushojë. Ishte i pakënaqur? Ky është interpretimi juaj: është e dukshme që ai ka dëshirë të jetë gjithnjë në fushë, por unëduhet të zgjedh dhe e ndërrova duke menduar për ndeshjen e radhës”, tha pas ndeshjes tekniku francez.

Por gazeta katalanase, “Sport” ka zbuluar se në dhomat e zhveshjes ka pasur një shpërthim të lojtarit ndaj trajnerit.

“Jam i zhgënjyer nga ti”, i është drejtuar Ronaldo, ndërkohë që Zizu u përpoq ta qetësonte situatën. “Qetësohu Cris, duhet të pushosh sepse do luash 90 minuta ndaj Dortmundit”.

Një heshtje e rëndë ra në dhomë, të cilën e theu kapiteni Sergio Ramos duke iu drejtuar Ronaldos.

“Nuk duhet ta marrësh kështu”, i tha mbrojtësi portugezit, i cili ishte zhvendosur në cep të dhomës dhe nuk donte të dëgjonte nga askush.

Statistikat

Por statistikat i japin të drejtë Zizusë të marrë një vendim të tillë. Që prej sezonit 2009/10, kur portugezi u bë lojtari më i shtrenjtë në botë pasi firmosi me Realin, ai e ka nisur sezonin e ri gjithnjë me gol deri më sot. Por kurrë më parë që kur ai luan në “Bernabeu” statistikat i ka pasur kaq të ulëta pas 6 javëve të para. Rekordi i tij më i keq ishte 3 gola të shënuar në sezonin 2010/11, ndërkohë që rekordin e tij më të mirë e ka 10 gola në 2014/15. Deri tani, luzitani ka shënuar vetëm një gol, ndaj Osasunës.

Nëna

Dhe për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar mamaja e Cristiano Ronaldos, Dolores, e cila postoi një mesazh në “Twitter”: “Kurrë mos e ul kokën”. Mesazhi shoqërohej me një foto të djalit të saj me vështrimin krenar, në stol, por në këmbë.

Sharja

Ndërkohë, në mediat spanjolle së fundi ka dalë një video ku sulmuesi portugez lëshon një sharje pasi ulet në stol. Nga leximi i buzëve, gjithnjë referuar shtypit iberik, Ronaldo duket se thotë: “Su p*** madre” (“Bir k****!”).

https://youtu.be/JU0GAT0C_fw

Më Shumë

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Lajmet e Fundit