13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Shaqiri: Të shtunën luaj për Kosovën, të dielen për Zvicrën

Xherdan Shaqiri nuk i ka ikur dot pyetjes më të përfolur ditëve të fundit se “a do të luaj për Kosovën apo Zvicrën”, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejt që pati sot përmes Facebook-ut.

Ndonëse e mori me shaka pyetjen e bërë nga tifozët në Facebook, ylli i Stoke Cityt me një buzëqeshje në fytyrë u përgjigj:“Të shtuneve do të luaj për Zvicrën ndërsa të dielave për Kosovën“.

Shaqiri asnjëherë më parë nuk ka dashur të komentoj rreth ndërrimit të përfaqësueses zvicerane, por ka thënë se “do të vendos kur t’i vije koha”.

Kosova është pranuar ditën e djeshme si anëtare e re e UEFA-s, pasi mori një shumicë prej 28 votash në Kongresin e përgjithshëm të UEFA-s të mbajtur në Budapest të Hungarisë.

Ky ishte komunikimi i parë i drejtpërdrejt që futbollisti nga Zhegra realizoi me fansat e tij në Facebook.

Në Kosovë shpresat janë të mëdha që Shaqiri do të rikthehet në vendlindje për t’i ndihmuar përfaqësueses kosovare, madje trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, ka njoftuar se do t’i bëjë ftesë futbollistëve kosovarë të Zvicrës. /Insajderi.com

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Lajmet e Fundit