16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Shpërthen ylli i Realit: “Mos u sillni sikur s’ka ndodhur asgjë me Ronaldon”

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi është marrë me shumë qetësi te Los Blancos, që sillen se kanë mbetur vetëm me një lojtar më pak, e jo pa njeriun që i garantonte 50 gola në sezon dhe që ka shkruar histori përgjatë 9 sezoneve në “Santiago Bernabeu”.

Se Ronaldo i mungon Realit, u vërtetua mbrëmë në Superkupën e Evropës kundër Atletico Madridit, ku Madridi me të vërtetë kishte nevojë për CR7, pasi humbi 4-2.

Sido që të jetë, jo të gjithë kanë preferuar heshtjen e të mos flasin seriozisht për Ronaldon.

Është mesfushori brazilian, Casemiro, ai i cili e ka pranuar se Reali ka humbur shumë dhe është tjetër ekip pa Cristianon.

Casi ka kërkuar në njëfarë mënyre nga shokët e skuadrës që mos të sillen sikur është larguar vetëm një lojtar, pasi bëhet fjalë për njeriu që ka realizuar 450 gola në 438 ndeshje – liderin e Realit për 9 vite.

“Sigurisht që kemi humbur shumë me largimin e Cristianos, por tashmë është e kaluar. Megjithatë, ne nuk mund të sillemi sikur s’ka ndodhur asgjë: Cristiano do t’i mungonte çdo ekipi…”, u shpreh Casemiro.

Ai foli edhe për ardhjen e mundshme të lojtarëve të rinj, pas humbjes nga Atletico Madridi.

“Nuk mund të themi se kemi ekip të mirë apo të keq vetëm për shkak të rezultatit, me nënshkrime merren ata lart”, deklaroi Casemiro.

Ronaldo kaloi nga Reali te Juve këtë verë për më shumë se 100 milionë euro.

Raportohet se ndarja erdhi për shkak të probelmeve të portugezit me numrin një të klubit, FLorentino Perez. /Insporti.com/

Më Shumë

Haradinaj në Prizren: Koalicioni i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor i prirë nga AAK, është shndërruar në forcë serioze politike. Haradinaj...

Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët e të lihen të lirë kriminelët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e...

Lajmet e Fundit