11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Sigal Prishtina – Bashkimi, kjo skuadër e shënon fitoren e parë

Ka përfunduar ndeshja e parë finale në play-off-in e IP Superligën e Kosovës në basketboll. Fitoren e parë e ka shënuar Bashkimi me rezultat 84:81. Në fakt skuadra prizrenase ka qenë më e mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes, madje ka pasur epërsi edhe deri në 20 pikë (71:51).

Vendësit reaguan në çerekun e katërt, arritën të barazojnë në 69:69, periudhë në të cilën u dallua Filip Bundoviq. 1.31 minuta para fundit, kur rezultati ishte 79:81, topi ishte në pronësi të vendësve, por e humbi Alban Veseli dhe mysafirët më pas nuk lejuan të mposhten.

Mikaile Tmusic me 23 pikë ishte më efikasi te Bashkimi, ndërsa pikë dyshifrore patën edhe Aaron Moss (19), Vincent Zollo (15), Eirc Stutz (13) dhe Urim Zenelaj (10). Në anën tjetër, te Sigal Prishtinam, Filip Bundoviq me 26 pikë ishte më i dalluari, i pasuar nga kapiteni Edmond Azemi me 16, Granit Rugova (15) dhe Alban Veseli me 13 pikë. Ndeshja e dytë zhvillohet në Prizren, ndërsa kampion shpallet skuadra që i shënon tri fitore.

Sigal Prishtina – Bashkimi, rezultat befasues pas pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së parë finale të play-off-it në IP Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Sigal Prishtinës e Bashkimit.

Pas pjesës së parë, prizrenasit janë në epërsi të lartë prej 17 pikësh, 48:31.  Mikaile Tmusic me 13 pikë ishte më efikasi te mysafirët, tek të cilët u dalluan edhe  Aaron Moss me 9, Eric Stuz, Urim Zenelaj e Vincent Zollo me nga 8 pikë.

Ndërsa, kapiteni Edmond Azemi me 8 e Granit Rugova me 7 pikë ishin më efikasit te Sigal Prishtina

Më Shumë

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave...

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Lajmet e Fundit