Paulinho ka deklaruar se të gjithë kishin thënë se karriera e tij kishte marrë fund, porse ai tani luan te Barcelona.
“Kam pasur shumë eksperienca dhe nk do të ndryshoja asgjë”, tha braziliani në një intervistë për The Guardian.
“2014-ta ishte një vit shumë i vështirë, ashtu edhe 2015-ta, me të gjithë që thonin ‘bah, karriera e Paulinho’s ka marrë fund’”.
“Të gjithë thanë se kjo ishte e tëra, por fitova gjashtë trofe dhe brenda vitit u ktheva në ekipin e Brazilit”.
“Tani kjo. Ky është futbolli”, shtoi mes tjerash ai.