21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

United kërcen para Realit për Neymar, bën gati 226 milionë

Manchester United ka shfaqur interesim për blerjen e yllit të Paris Saint-Germain, Neymar.

Djajtë e Kuq shpresojnë që të kërcejnë para Real Madridit në garën për ta blerë brazilianin, shkruan Mirror, përcjell Klan Kosova.

Neymar ka pasur një sezonë të suksesshme me PSG-në deri në lëndimin e këmbës. Por megjithëkëtë spekulimet kanë qenë në qiell sa i përket të ardhmes së tij – më së shumti duke u përmendur kalimi i tij në Real Madrid.

Sidoqoftë, United, raportohet se po bën gati 226 milionë euro për shërbimet e tij. Marrëdhëniet e mira të drejtuesve të klubit nga Old Trafford me babain e Neymar besohet se mund të ndihmojnë në arritjen e marrëveshjes

Më Shumë

Lajmet e Fundit