8.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Vëllezërit nga Prizreni me suksese në mundje , njëri përfaqëson Kosovën, tjetri Shqipërinë (Foto)

Ata e kanë përfaqësuar Kosovën në shumë kampionate evropiane e botërore në sportin e mundjes. Kanë fituar shumë medalje dhe kanë shënuar suksese të mëdha në gara të ndryshme. Për 17 vite me radhë ata kanë triumfuar në shumë gara të mundjes dhe në të njejtën kohë kanë mbajtur traditën e “pehlivanit” në vendin e tyre.

Dhe i gjithë ky sukses për Egzon dhe Edon Shalën filloi vetëm 17 vite më parë, kur vendi i tyre sapo kishte dalë nga lufta, në vitin 1999.

Motivin e kishin të fortë dhe të afërm. Në familje.

“Gjithçka filloi me iniciativën e babait dhe trajnerit Sylejman Shala, i cili pas një sukseseve nëpër kampionate të ndryshme, tash është selektor i Kosovës në Mundje.

Por duket se djemtë e tij janë rrugës për t’ia kaluar. Gjithçka e nisën në një turne të mundjes për fëmijë në Stuttgart, ku si pionierë të dy zunë vendet e para.

Pastaj vazhduan me suksese të tjera, ku  që nga viti 2000, deri në vitin 2011, janë kampion absolutë të Kosovës, dhe në disa turne ndërkombëtare në të gjitha kategoritë.

Siç tregojnë dy vëllezërit, nga viti 2011 deri në vitin 2018 Egzoni garoi për Republikën e Shqipërisë, ndërsa Edoni për Republikën e Kosovës dhe si rast unik në disa gara të dy vëllezërit ishin ndeshur mes vete, pasi të dy ishin në peshën 97kg.

Gjate kësaj kohe korren suksese shumë të mëdha si mundës profesionist. Ndër rezultatet më të mira janë: Disa herë Sportistë të Vitit nga Federata e Mundjes, dhe sportistët më të mirë në Prizren vite me radhë, përfshirë edhe vitin 2017.

Egzon Shala është kampion Mesdhetar në vitin 2014 mbajtur në Serbi, vendi i 3-të në Lojërat Mesdhetare në Turqi mbajtur në vitin 2013,  vendi i 5 në Evropë mbajtur në Gjeorgji vitin 2013, vendi i 6-të në botë mbajtur në Uzbekistan 2014, dhe kampion ballkanik në mundjen popullore mbajtur në Bursa të Turqisë. /Insajderi.com/

Më Shumë

Berisha: Në Prizren, kërkesat për qasje në dokumente trajtohen me profesionalizëm duke ruajtur qytetarin

Ymer Berisha, udhëheqës i Njësisë për Komunikim me Publikun në Komunën e Prizrenit, tha se kjo Komunë, kërkesat për qasje në dokumente i trajton...

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Ndërmarrja “Guraziu” është specializuar në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes. Pronari, Arton Guraziu, ka një përvojë prej 20 vjetësh. Adresa e...

Lajmet e Fundit