7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Zidane: Shpresoj që kjo skuadër të fitojë, për këtë arsye

Marseille – Atletico Madrid, është finalja e Europa League që do të zhvillohet në stadiumin e Lyon, në Francë.Marseille njihet që në radhët e tyre kanë pasur lojtarë të shquar të historisë së futbollit, në mesin e tyre edhe Zinedine Zidane.

Si adhurues i flakt i Marseille dhe rival i drejtëpërdrejtë i Atletico Madridit, trajneri i Real Madridit, u ka uruar fat fracezëve në ndeshjen finale të Europa League.

“Është e mrrekullueshme, është e jashtëzakonshme për klubin dhe për lojtarët poashtu, mirëpo më tepër mbi të gjitha është për qytetin e Marseille”, ka thënë Zinedine Zidane.“Marseille është qytet i futbollit dhe i duhet emocion dhe përkrahje që duhet t’i ndjejë, ashtu si dikur. Marseille është klub i madh dhe do të luaj në finale të madhe. Shpresoj të fitojnë sepse unë gjithmonë kam qenë tifoz i klubit francez, OM.” ka përfunduar trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Finalja mes Marseille – Atletico Madrid, zhvillohet sot ora 20:45. /Insporti.com

Më Shumë

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Lajmet e Fundit