11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Zidane: Do të luftoj të mbetem në Real

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se, pavarësisht prej ndryshimeve që mund të ndodhin në të ardhmen, ai do të vazhdojë të luftojë për ta ndihmuar ekipin e vet.

“Unë jam mirë këtu. Do të vazhdoj të luftoj dhe do ta bëj këtë çdo ditë. Kjo është ajo që më ndihmon të jem më i fortë”, ka thënë Zidane, i cili ka shtuar se, pavarësisht prej kontratës, do të përpiqet ta nxjerrë nga kriza Realin pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe mbetjes jashtë garës për titull kampioni në La Liga, pasi Barcelona ka 17 pikë më shumë pas 25 javëve të para.

“Do të luftoj për të qëndruar përgjithmonë këtu. Nëse do të vazhdoj të jem këtu, do t’jua them para përfundimit të sezonit. Pak para”, ka shtuar francezi.

Më Shumë

Lajmet e Fundit