13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Startojnë netët live në “The Voice of Albania”

voice-320x256Sot, në orën 21:00 të mbrëmjes, nisin netët live të spektaklit më të njohur të zërave në Shqipëri “The Voice of Albania”. Zëra fantastik, muzikë e shkëlqyer, katër trajnerët më të mirë të momentit, me prezantimin e padiskutueshëm të Ledion Liços.

Gjithçka do të shijoni sonte do të jetë një risi, duke nisur nga skenografia, e cila është rikonceptuar me dy kate. Pas 12 javësh, kur publiku ka pritur me padurim rrugëtimin e gjatë të konkurrentëve, vjen momenti i shumëpritur, ai më i vërtetë i “The Voice”. “Një tjetër ndryshim i rëndësishëm i spektaklit do të jetë edhe një prezantuese e re në “The Voice Room”, një personazh i panjohur mediatik, e cila do të përcjellë për publikun gjithçka shkruhet në rrjetet sociale, por sidomos në sajtin zyrtar të këtij spektakli mbi konkurrentët dhe performancat e tyre. Mënyra e votimit është e njëjtë. Ka një risi në nostalgjinë e muzikës shqiptare, e cila rikthehet në “The Voice” me netët live.

Përveç risive në program që të gjithë i kanë parë në televizorët e tyre, këtë vit web-i i “Voice” ka pasur një hov të madh cilësor, me informacione të shumta mbi atë që ndodh në skenë dhe jashtë saj, me intervista të stafit, trajnerëve dhe mbi të gjitha të vetë konkurrentëve finalistë, që kanë treguar ekskluzivisht emocionet, frikat dhe pritshmëritë e tyre për këtë garë”, shpjegon autori i “The Voice”, Rezart Aga. Ndërkohë, sipas tij, pjesa më intensive fillon sonte, me mbulimin në kohë reale të netëve live, në web-in e “Voice” dhe në faqet zyrtare në “Facebook” dhe “Twitter”, ku përveçse do të tregohet gjithçka ndodh, publiku do të ketë mundësinë të komunikojë me konkurrentët duke u dërguar atyre mesazhe përkrahëse ose pyetje, të cilave ata do t’u përgjigjen live gjatë transmetimit

Më Shumë

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Lajmet e Fundit