4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Studentët e UPZ-së nga nesër mund t’i dëgjojnë ligjëratat online

Studentët e Universitetit “Ukshin Hoti”, në Prizren, nga nesër mund t’i dëgjojnë ligjëratat e tyre nga distanca-online.

Kryetar i Parlamentit Studentor, Milot Krasniqi, ka njoftuar për procedurat që studentët duhet t’i aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtyre ligjëratave.

“Kërkojmë nga të gjithë studentët që ta respektojnë grupin ashtu siç figurojnë në orar, derisa nuk njoftohen për ndonjë ndryshim të tillë”, njofton Krasniqi.

 

Njoftim për mbarëvajtjen e procesit të mësimit online që do të fillojë nesër

1. Fillimisht ju duhet të kyçeni në llogarinë e juaj në SMU ( smu.uni-prizren.com); lëndët e semestrit duhet të jenë të regjistruara.

2. Në faqen e parë gjeni shtojcën “MËSIMI ONLINE”, e cila gjenden në fund të faqes.

3. Pasi klikoni këtë shtojcë, ju paraqiten opsionet: a) Klasa virtuale, b) Shkarko materialet mësimore, c) Syllabusi, d) Shkarko rezultatet.
4. Klikoni “Klasa virtuale” dhe zgjedheni semestrin në të cilin jeni, dhe lëndën sipas orarit për semestrin veror.

Kërkojmë nga të gjithë studentët që ta respektojnë grupin ashtu siç figurojnë në orar, derisa nuk njoftohen për ndonjë ndryshim të tillë.

Për detaje të tjera nesër do publikohet ” Manuali i Përdorimit ” tek llogaria juaj në SMU tek njoftimet.

Për çdo paqartësi kontaktoni përfaqësuesit
e Këshillit të Studentëve të Fakultetit tuaj.

Me respekt, Milot Krasniqi – Kryetar i PS!

Më Shumë

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Lajmet e Fundit