13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Studentët kujtojnë Ukshin Hotin

Ukshin HotiIshte 16 maj 1999 kur i burgosuri Ukshin Hoti, ishte nxjerrë nga burgu.Në këtë ditë nga dëshmitarët që kanë qenë të burgosur prof. Ukshin Hoti është liruar gjoja dhe prej atij momenti janë zhduk gjurmët e tij, ku as familja e as qytetarët e Kosovës nuk dinë gjë për fatin e tij.

E pas 15 viteve të gjithë kërkojnë të dinë për fatin e tij.Në këtë 15 vjetor kanë qenë studentët e Fakultetit Filozofik të cilët e kanë kujtuar dhe kanë kërkuar të dinë për fatin e tij.

Ata përmes një videoje kanë mbledhur fotografit e tij në vite, nga momente të ndryshme të profesorit Ukshin Hoti.
E mënyrën e këtij kujtimi, e kanë cilësuar si të veçantë nga se është bërë në të kaluarën.

Astrit Gjocaj, nga Këshilli i Fakultetit Filozofik, fakultet ky në të cilin Hoti ishte një nga themeluesit, tha se ata si studentë të këtij fakulteti kanë ndjerë obligim të organizojmë një përkujtim sot tash e 15 vite që nuk dihet asgjë p ër fatin e tij.

“Një formë tjetër nga seç jemi mësuar, pra takimet edhe tryezat e ndryshme. Ky videospot do të transmetohet nëpër të gjitha televizionet nëpër gjithë Kosovën të ‘Megamedium’ falë pronarit të tij Gani Ibërdemaj i cili na ka mbështet në këtë projekt dhe na e ka mundësuar transmetimin e tij deri në ora 1 pas mesnatës”, ka thënë ai.

Në këtë, pjesëmarrës ka qenë edhe kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur në Qeverinë e Kosovës, Prenk Gjetaj.
Ai ka thënë se kërkesën për të pagjeturit e ka drejtuar edhe në bisedimet me palën serbe dhe vazhdimisht thotë se e kanë përsëritur.

Ndër të tjera, Gjetaj ka potencuar se për fatin e Ukshinit mund të dihet, pasi që drejtori i burgut që është mbajtur atëherë Ukshin Hoti, është ende gjallë dhe jeton në serbi.

“Prandaj në radhë të parë ai mund të deklaroj se në çfarë rrethanash është liruar profesori. Hoti për arsye se në kohën kur është liruar ai nuk ka qenë as zogu i lirë për shkak të mbulesës së shtetrrethimit që ka qenë Kosova. Do të thotë ka qenë një absurd i llojit të vet për ta menduar lirimin e tij. Kështu që, që nga ajo ditë nuk dihet fati i tij. Ne e përkujtojmë në radhë të parë me qëllime të qetësimit të familjes por edhe përkujtimit dhe nderimit dhe respektit të figurës e cila jo rastësisht është izoluar gjoja se është liru”, ka thënë ai.

Edhe koordinatori i Këshillit të Asociacioneve të Familjeve të të Zhdukurve të Kosovës, Haki Kasumi, ka thënë se në emër të këtij këshilli sot janë organizuar disa aktivitete për ta shënuar ditën e zhdukjes së Ukshin Hotit.

Kasumi ka potencuar që këshilli që ai po udhëheq po bëjnë çdo gjë të mundur për të ditur për fatin e të gjithë të zhdukurve, ku në mesin e tyre është edhe Ukshin Hoti.

Për shënimin e ditës së zhdukjes së Hotit dhe akti vitetet e organizuara me këtë rast, studentët i ka falënderuar edhe djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti.

Për nder të kësaj dite Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjeve të të Zhdukurve të Kosovës e ka organizuar një takim me intelektualë nga Kosova dhe Shqipëria.

Më Shumë

Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit