18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Studentët nga Universiteti “Ukshin Hoti” vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren

Prokurorinë Themelore në Prizren, e vizituan një grup prej 15 studentësh të Fakultetit Juridik nga Unviersiteti “Ukshin Hoti”, të cilët kishin për qëllim njohjen në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë institucion.

Qëllim kryesor i kësaj vizite, ishte edukimi dhe marrja e njohurive praktike dhe të drejtpërdrejta nga kjo prokurori, ku me këtë rast, studentëve mirëseardhje i shprehu zëvendës kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Arijana Shajkovci.

Gjatë këtij takimi, zëvendës kryeprokurorja Arijana Shajkovci, fillimisht e vlerësoi vizitën e studentëve, dhe i njoftoi për funksionimin dhe efikasitetin e prokurorisë si dhe bëri një pasqyrim të punës së përditshme të prokurorëve.

Më tutje, Shajkovci, i njoftoi studentët për bashkëpunimin që ka prokuroria me policinë, gjykatën si dhe me institucionet tjera të drejtësisë. Po ashtu, studentët u njoftuan edhe me procedurat sa i përket trajtimit të lëndëve, që nga pranimi i kallëzimeve penale, faza e hetimeve, e deri tek ngritja e aktakuzave, pushimi i hetimeve apo hudhja e kallëzimeve penale, si dhe përfaqësimi i rasteve penale në gjykata.

Pas prezantimit fillestar, vijoi diskutimi i hapur me studentët. Zëvendës kryeprokurorja i’u përgjigj interesit të studentëve, të cilët u fokusuan mbi aspekte të ndryshme. Njëra nga pikat për të cilën u interesuan më shumë studentët ishte, informimi me procedurën e raportimit të rasteve në institucionet e ndjekjes, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me transparencën dhe llogaridhënien e këtij institucioni.

 

Më Shumë

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Lajmet e Fundit